BallinaKryesore“Është përjashtuar, i ka mbaruar afati i anëtarësisë”- Nikolla lexon njoftimin e...

“Është përjashtuar, i ka mbaruar afati i anëtarësisë”- Nikolla lexon njoftimin e Lulzim Bashës!

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lexuar njoftim drejtuar Kuvendit nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në njoftim, Basha deklaronte se Gazment Bardhi nuk është më pjesë e PD, me vendim të kryesisë, pasi i ka mbaruar anëtarësia.

“Mbi përbërjen e grupit parlamentar i PD, Zoti Gazment Bardhi nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të PD, nga data 09/10/2023, si pasojë e mbarimit të afatit të anëtarësisë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e lexuar nga Nikolla.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe Gazment Bardhi, i cili thotë se ndërhyrja në punët e brendshme të PD është një akt i pashembullt.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular