BallinaKryesore“Fytyra me shqiponjë”, tifozi unik me origjinë nga Struga “shpërblehet” me… pasaportë...

“Fytyra me shqiponjë”, tifozi unik me origjinë nga Struga “shpërblehet” me… pasaportë shqiptare

Emrin e ka Besmir Limani, por për tifozët dhe adhuruesit e Kombëtares ai njihet si “fytyra me shqiponjë”. Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por që jeton në Zvicër, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur së fundmi me pasaportë të Shqipërisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Besmiri përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, njoftim të cilin ai e ka bashkëngjitur me një galeri fotosh gjatë takimit me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Tulant Balla

Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë dhe përkrahja e Kombëtares në shkallët e stadiumit prej vitesh është prezent edhe në media, si brenda dhe jashtë vendit. Ai ka afro 40 ndeshje të Kombëtares që i ka ndjekur nëpër stadiume të ndryshme të Europës, ku padyshim simbol mbetet fytyra e tij e pikturuar ku mbizotëron e kuqja e flamurit dhe shqiponja e zezë . Mbështetja unike ndaj Kombëtares i është shpërblyer Besmir Limanit, pasi tashmë ka edhe pasaportën shqiptare.

Ja postimi i “fytyrës me shqiponjë” pas pajisjes me pasaportë shqiptare shoqëruar edhe me falënderimin për Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla

“I nderuari Ministër. Të faleminderit publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare. Në Gjermani Euro 2024, unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi! I Juaji B.Limani.”

Besmir 2
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular