Biletat e Shqipëri-Çeki u shitën në kohë rekord. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot të enjten në mbrëmje, aty ku kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të sfidojnë kombëtaren çeke.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë si gjithmonë, ndërkohë që tifogrupet që mbështetin Kombëtaren e shqiptarëve janë gati për të ndihmuar heronjtë kuqezi në fitoren e radhës.
Plisat, grupimi që mbështet Prishtinën në futbollin e Kosovës, nuk mungojnë kurrë kur luan Shqipëria.
Ata do të jenë prezent në kryeqytet edhe të enjten.
“TIRANA NA PRET!
Nesër grumbullimi jonë bëhet në ora 9:30 te parkingu prapa stadiumit. Kurse në mënyrë të organizuar nisemi nga ora 10:00.
Ne jemi gati”, lexohet në postimin e Plisave, të cilët do e bëjnë edhe më të bukur atmosferën në stadiumin “Air Albania”.