BallinaKronikeSPAK zbërthen dosjen e ‘ortakut’ të “Baronit të Drogës”! Si funksiononte skema...

SPAK zbërthen dosjen e ‘ortakut’ të “Baronit të Drogës”! Si funksiononte skema e trafikut të narkotikëve, ku u përfshi edhe shefi policisë! Sekuestrohen pronat e grupit kriminal të Gëzim Çelës

NIKOLETA KOVAÇI/ Armando Papa, sipas hetimeve të shumta të Prokurorisë pretendohet se është korrieri i Gëzim Çelës nga Fushë-Kuqe dhe Arben Dalipit nga zona e Vlorës, tashmë të dy të shpallur në kërkim nga SPAK.

Teksa ka dalë parë gjyqtarëve të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, Papa pretendoi se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike dhe se dikush tjetër duhet ta ketë vendosur atë në makinë. 31-vjeçari pohoi gjithashtu se ishte nisur drejt Rinasit, për t’i dërguar një porosi motrës së tij.

Vlera e heroinës në treg llogaritet në gjysmë milioni euro, por hetimet e këtij rasti i ka ndjekur Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila zbuloi se në këtë linjë të trafikut të drogës, ishte i përfshirë Gëzim Çela dhe Arben Dalipaj. Dje SPAK njoftoi zyrtarisht se këtë çështje do t’ia bashkojë dosjes voluminoze të Gëzim Çelës dhe grupit të tij kriminal, që bazën thuhet që e kishin në Luginën e Patokut.

DETAJET E HETIMIT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 185 të vitit 2023 për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Me vendim të Prokurorisë së Posaçme procedimi penal nr.185 i vitit 2023 është bashkuar me procedimin penal nr.211 të vitit 2023. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se me datën, 31 mars 2023 pas kryerjes së veprimeve hetimore në dinamikë, është ushtruar kontroll në automjetin “Mercedez Benz” me targë AB 790 IK, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 62 pako me peshë prej 41 kilogramë e 695 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë si dhe është arrestuar në flagrancë i dyshuari Armando Papa dhe kanë vijuar hetimet për pjesëtaret e tjerë të grupit kriminal.

Në vijim të hetimit të këtij procedimi penal janë administruar të dhëna për faktin se nga pjesëtaret e këtij grupi kriminal, me datë 14 gusht 2023, do trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa nga vendi i quajtur Patok-Kurbin me mjete lundruese, nëpërmjet detit dhe kjo lëndë narkotike do të shkëmbehej në det me lëndë narkotike të llojit “kokainë”, e cila do të transportohej me një mjet tjetër lundrues i cili drejtohej nga shtetas të huaj.

Lënda narkotike më pas do të trafikohej nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Pas administrimit të të dhënave dhe informacioneve nga Policia Gjyqësore u konstatua se ne dalje nga Laguna e Patokut, Kurbin, u konstatua një mjet tip gomone duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të një mjeti lundrues “velierë” e identifikuar me pas si veliera “NIULA” me flamur të huaj e cila kishte hyrë pa njoftuar në ujërat territoriale Shqiptare, në afërsi të Kepit të Rodonit.

NDJEKJA

Nga ana e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është komunikuar dhe bashkëpunuar me forcat e policisë italiane Guardia di Finanza (të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe në Itali) me qëllim kapjen e dy mjeteve lundruese dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore që po ndiqnin hetimet. Mjetet lundruese janë mbajtur në mbikëqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme nga ana e Policisë Gjyqësore.

Në momentin që mjetet e policisë janë parë nga të dyshuarit, shtetasit ukrainas K. P. dhe K. B., që ndodheshin në mjetin lundrues ‘velierë’ i kanë vënë flakën mjetit lundrues në të cilin ndodhej lënda narkotike dhe kane zbritur në një mjet shpëtimi, ndërsa mjeti tjetër lundrues që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i nisur nga Laguna e Patokut, Kurbin, është larguar me shpejtësi duke u ndjekur nga forcat e policisë. Ky mjet është bërë e mundur të sekuestrohet pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë. Hetimet evidentojnë se ky mjet lundrues drejtohej nga i dyshuari B. B. Gjatë këqyrjes së kryer në vendin ku u konstatua mjeti lundrues ‘Velierë’, policia gjyqësore gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pako me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, të cilat nuk kanë arritur të digjen plotësisht.

SKEMA E TRAFIKUT NË FUSHË-KUQE

Policia në bashkëpunim me SPAK kishin informacion për një shkëmbim të mundshëm në det të hapur në zonën e Patokut. Ish-polici Amarildo Ismailukaj u zbulua në saj të përgjimeve për komunikimet e tij të shpeshta me skafistin Arben Dalipajn (i vetmi që ja doli të arratiset më 15 gusht).

Ismailukaj jepte me qira gomonet me të cilat transportohej hashashi dhe në këmbim merrej kokaina, të cilën e sillnin nga Kepi i Rodonit 2 ukrainas (të arrestuar), shkëmbimi bëhej gjatë ditës, në det të hapur. Pasi bëhej shkëmbimi, skafisti Dalipaj shkonte të dorëzonte drogën e shkëmbyer (pra kokainën), në restorantin “Royal Blue” në pronësi Nderim Çelës nipit të Gëzim Çelës i cili ka edhe një resort në këtë zonë.

Më pas, Ismailukaj shkonte në restorant për të marrë gomonet. Policia i gjeti 10 mijë euro në kroskotin e makinës, çka e shtyu të dyshonte se edhe ish polici ishte i përfshirë. Por teksa Gëzim Çelaj ishte në kërkim ndërkombëtar, shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj përpos se ishte në dijeni se ku gjendej ‘baroni i drogës’ e shoqëronte atë dhe trafikantët e tjerë me makinë.

Policia ndërhyri pasi bënë shkëmbimin në det, sapo i pikasën ukrainasit i kanë vënë flakën kanabisit ndërsa skafisti Dalipaj me pseudonimin ‘Kapelja’ u arratis, dyshohet se mori edhe kokainën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular