BallinaBotaPasardhës i Trump? Kush është kandidati që u zgjodh për të kryesuar...

Pasardhës i Trump? Kush është kandidati që u zgjodh për të kryesuar Dhomën e Përfaqësuesve! Mund të marrë postin e presidentit në 2024

spot_img
spot_img

Ligjvënësit republikanë zgjodhën përmes një votimi të premten zotin Jim Jordan si kandidatin e tyre të ri për të marrë kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve, një aleat i ngushtë i republikanit Donald Trump që po kërkon të rimarrë postin e presidentit në zgjedhjet e vitit 2024.
Zgjedhja e zotit Jordan, një nga themeluesit e Grupit për Lirinë, do ta vëndoste linjën e ashpër konservatore në një pozitë qendrore të udhëheqjes në vend.

Një numër i madh mbështetësish të profilit të lartë, përfshirë komentatorin Sean Hanity të kanalit televiziv Fox News, u bënë trysni publike ligjvënësve që ta mbështesin zotin Jordan për të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve pas shkarkimit të republikanit Kevin McCarthy nga ky post.

Ligjvënësi nga Ohajo, Jim Jordan, do të përpiqet të bashkojë republikanët e përçarë që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve përpara një votimi të përgjithshëm, i cili mund të shtyhet për javën që vjen. Republikanët votuan 124-81 për të emëruar ligjvënësin Jordan në postin e lartë të Kongresit amerikan.

“Unë mendoj se Jordan-i do të bëjë një punë të shkëlqyer”, tha zoti McCarthy përpara votimit. “Duhet të vazhdojmë në rrugën e duhur”.

Beteja ka qënë e ashpër mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për zgjedhjen e drejtuesit të partisë pas shkarkimit të paprecedentë të zotit McCarthy nga një numër i vogël ligjvënësish të vijës së ashpër.

Ngërçi midis fraksioneve, tashmë në javën e dytë, e ka futur Dhomën e Përfaqësuesve në kaos, duke i ndalur të gjitha veprimet e organit legjislativ.

Vëmendja u përqendruar tek zoti Jordan, kryetar i Komisionit Juridik dhe themeluesi i Grupit të Lirisë, i përbërë nga ligjvënës të vijës së ashpër, pasi udhëheqësi i mazhorancës Steve Scalise hoqi dorë nga kandidatura e tij kur u bë e qartë se disa ligjvënës do të refuzonin të mbështesnin emërimin e tij. Por jo të gjithë republikanët e mbështesin kandidaturën e zotit Jordan për të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Zoti Jordan njihet për aleancën e tij të ngushtë me zotin Trump, veçanërisht kur presidenti i atëhershëm po përpiqej të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që u pasua me trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan.

Dhoma e Përfaqësuesve po hyn në javën e dytë pa një kryetar dhe në thelb nuk është në gjendje të funksionojë. Ndërkaq po rritet trysnia politike mbi republikanët për të ndryshuar kurs dhe për të rivendosur kontrollin e shumicës e për të siguruan funksionimin normal të Dhomës.
Një nga arsyet lidhet me buxhetin për të financuar qeverinë, gjë që nëse nuk ndodh, rrezikon mbylljen e saj brenda një muaji.

Ligjvënësit gjithashtu duan që Kongresi të bëjë një deklaratë të fortë mbështetjeje për Izraelin në luftën kundër Hamasit, por një rezolutë dypartiake është anashkaluar për shkak të ngërçit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Po kështu, Shtëpia e Bardhë pritet të kërkojë së shpejti fonde për Izraelin, Ukrainën dhe mbushjen e rezervave amerikane me armë.
Demokratët kanë mbështetur udhëheqësin e tyre, Hakeem Jeffries, gjatë votimeve tjera për kryetar të Dhomës dhe pritet të veprojnë njësoj edhe kësaj radhe.

Një këshilltar i udhëheqësve demokratë, që foli me kusht që të mos i bëhej emri publik, tha se demokratët janë të gatshëm të mbështesin një kandidat kompromisi mes dy partive, por sipas tyre, republikanët nuk i kanë kontaktuar mbi këtë çështje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular