BallinaBotaAlarm në Francë, evakuohen qindra vizitorë e punëtor nga Muzeu i Luvrit...

Alarm në Francë, evakuohen qindra vizitorë e punëtor nga Muzeu i Luvrit pas një kërcënimi për shpërthim me bombë

Pas rreth një dite nga sulmi me thikë nga një i ri në një shkollë në qytetin Arras në Francë, Pallati i Versajës si dhe muzeu i famshëm i Luvrit, janë kërcënuar për një shpërthim më bombë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra turistë e vizitorë nga e gjithë bota.

Muzeu i Luvrit në Paris i ka evakuuar të gjithë vizitorët dhe stafin, dhe është mbyllur paraditen e së shtunës (14 tetor), pas kërcënimit.

Zyrtarë të muzeut kanë thënë se rasti lidhet me vendimin e Qeverisë franceze për ta rritur nivelin e sigurisë, pas sulmit të së premtes në një shkollë, ku një mësues është vrarë nga sulmi me thikë dhe dy persona tjerë janë plagosur.

Shërbimi për Komunikime i Muzeut të Luvrit ka thënë se askush nuk është plagosur dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Policia në Paris ka thënë se është duke kryer hetime për rastin, ndwrsa qeveria e Francës e ka rritur me 7.000 numrin e forcave të sigurisë në Francë, pas sulmit të së premtes.

Qeveria është e shqetësuar edhe për ndikimin që do të mund të ketë në Francë lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Muzeu i Luvrit, në të cilin vizitorët mund ta shohin Mona Lizën, mirëpret 30 – 40.000 vizitorë në ditë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular