BallinaKryesoreKombëtarja shqiptare shkruan historinë, ja ecuria fantastike e kuqezinjve në pesë ndeshjet...

Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, ja ecuria fantastike e kuqezinjve në pesë ndeshjet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë praktikisht po kalon periudhën më të artë në histori. Më në fund kemi një skuadër që arrin t’i “vrasë” ndeshjet dhe t’i bëjë edhe rivalët e mëdhenj të duken të vegjël.

Ende të gjithë jemi të emocionuar për atë fitore madhështore ndaj Çekisë, teksa duhet thënë se ky triumf vijoi edhe ecurinë e frikshme të skuadrës kuqezi në këto eliminatore.

E nisëm me një humbje të pamerituar ndaj Polonisë, por më pas nuk u ndalëm, për të marrë dy fitore ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë. Pas kësaj erdhi barazimi me Çekinë, teksa në kthim e mposhtëm Poloninë pastër. Të njëjtën gjë e bëmë edhe ndaj Çekisë, për të vulosur ecurinë më të mirë ndonjëherë, me 4 fitore dhe 1 barazim pas 5 ndeshjeve.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular