BallinaKryesorePremio disa milionë euro, zbardhet shpërblimi që ka vendosur FSHF për stafin...

Premio disa milionë euro, zbardhet shpërblimi që ka vendosur FSHF për stafin dhe ekipin

ombëtarja shqiptare ka shansin e artë për t’u kualifikuar në Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani, teksa kanë mbetur dy ndeshjet e fundit, mjafton një barazim me Moldavinë dhe kuqezinjtë do ta shihnin veten në fazën finale.

“Panorama Sport” mëson se në rast kualifikimi Federata Shqiptare e Futbollit do të shpërndajë një premio prej 3.5 milionë euro drejt lojtarëve. Ndërkohë mësohet edhe se në kontratën e Silvinjos dhe stafit teknik, përveç rrogës, kualifikimi në “Euro 2024” do t’i shpërblejë ata me 1 milion euro.

TË ARDHURAT

Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Euro 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro. Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe. Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.

Por, nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe kalon edhe grupin, ajo do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë. Ndërkohë më tej shifra shkon në 3.25 dhe 5 milionë euro për këdo që arrin në gjysmëfinale. Duke e parë buxhetin e FSHF-së, një pjesëmarrje në Europian do të sillte të ardhura marramendëse dhe një bonus i madh për futbollin shqiptar.

PREMIO

Silvinjo mbërriti në muajin janar të këtij viti dhe firmosi një kontratë për 18 muaj me FSHF-në, teksa bashkë me ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva, një klauzolë është edhe shpërblimi me 1 milion euro nëse ata arrijnë që të kualifikojnë skuadrën për në Europian.

Ndërsa sa u përket futbollistëve, është caktuar një shumë për çdo fitore që është arritur, si brenda apo jashtë fushe dhe në total në rast kualifikimi, kjo shifër do të jetë 3.5 milionë euro. Përveç arritjes në anën profesionale, kjo shifër do të jetë edhe një motivim shtesë për kuqezinjtë, që janë shumë pranë prerjes së biletës për në Berlin.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular