BallinaSportVIDEO/ Heshtje në Varshavë, Moldavia “trondit” Poloninë në pjesën e parë

VIDEO/ Heshtje në Varshavë, Moldavia “trondit” Poloninë në pjesën e parë

Moldavia po fiton 0-1 ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 (Pjesa e parë). Kombëtarja e Michal Probierz vuajti shumë mungesën e Lewandowskit, teksa sulmi çaloi shumë sonte në PGE Narodowy (Warsaw). Djemtë e Serghei Clescenco luajtën lojën e tyre tipike, me kundërsulme, duke ngacmuar jo pak portën e mbrojtur nga Wojciech Szczesny.

Një krosim fantastik i Ratës, me ndihmën e një rrëmuje, shfrytëzohet në maksimum nga sulmuesi moldav Ion Nicolaescu, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 26-të

391738463 867233604769976 1360460987728509632 N

 

Në fundin e fraksionit, ishte Arkadiusz Milik që shkaktoi drithërima në zonë, por vetëm kaq, pasi Dorian Railean kuptoi gjithçka. Polonia mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me barazimin në xhep, gjithsesi nuk ndodh kështu, pasi Pawel Wszolek nuk u tregua i saktë me kokë, duke dërguar topin pas shtyllës së majtë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular