BallinaSport“Gjëja më e bukur është të luash në Europian”, Strakosha: Sylvinho ka...

“Gjëja më e bukur është të luash në Europian”, Strakosha: Sylvinho ka krijuar një grup solid, ja çfarë na ka munguar këto vite…

Portieri i Kombëtares kuqezi, Tomas Strakosha ka dalë në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Silvinjo në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë.

Sipas tij, trajneri i kombetares Sylvinho ka krijuar një grup solid, ndërsa komentoi ndeshjet per eliminatoret u shpreh se është gjëja me e bukur te luash ne Europian.

“Ndjehem shumë mirë, alternimi e ka në dorë trajneri, jam gati dhe të ndihmoj ekipin për të arritur rezultate të mira. Normalisht nuk futemi për të humbur por për të fituar, e dimë që nuk kemi shumë ndeshje dhe duhet të jemi solidë së bashku me ekipin. Kur nuk provon gjëra në jetë, për mua është gjëja më e bukur të luash në Premier Ligë por tani duhet të jem i qetë, dhe s besoj kam bërë gabim. Gjëja më e bukur është të luash në Europian. Ne jemi shumë të lumtur, grupi është pozivitv ajo na ka munguar gjithë këto vite, kur grupi është solid dhe nuk ndryshojnë lojtarët rezultatet po vijnë.

Në kombëtare nuk ke shumë kohë, Silvinjo ka krijuar një grup dhe kjo është merita e trajnerit, Kjo duket edhe nga rezultatet dhe në fushë. Nuk e kisha menduar dhe të gjithë po e mendojmë dhe besoj do jetë gjëja më e bukur, dhe tani kemi futbollistë që luajnë në nivele të larta, na duhet edhe 1 pikë, kemi mundësinë për të provuar edhe më shumë.  Nuk jam unë ai që vendos, ka ende 6-7 muaj deri në verë, unë jam i lumtur atje ku jam dhe me Kombëtaren. Pastaj nuk I dihet se çfarë ndodh”, deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular