BallinaKronikeGjendet i pajetë në banesë nga familjarët 31-vjeçari në Has, i riu...

Gjendet i pajetë në banesë nga familjarët 31-vjeçari në Has, i riu dyshohet se është vetëvrarë me…

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pla, të Hasit, ku një 31-vjeçar është gjetur i vrarë.

Policia raporton se i riu është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Mësohet se blutë kanë sekuestruar armën e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2023, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi, 31 vjeç, banues në fshatin Pla, Has, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular