BallinaPolitike“Ne nuk bojkotojmë”, Berisha dhe Bardhi mbledhin grupin e deputetëve: Duhet të...

“Ne nuk bojkotojmë”, Berisha dhe Bardhi mbledhin grupin e deputetëve: Duhet të fillojmë qëndresën parlamentare

spot_img
spot_img

Gazment Bardhi ka mbledhur Grupin e deputetëve të opozitës, ku është diskutuar për rrëzimin e komisioneve hetimore dhe kërkesës për reformën zgjedhore si dhe për përjashtimin e deputetëve.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, Bardhi ka thënë se mazhoranca po u bllokon çdo hapësirë institucionale.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin”, tha Bardhi.

Në mbledhje, i pranishëm dhe Sali Berisha. Ish-kryeministri është shprehur se duhet të fillojë qëndresa parlamentare. Sipas tij, bojkoti, e favorizon Ramën.

“Duhet të fillojmë qëndresën tonë si parlamentarë. Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësirën tonë si parlamentarë”, tha Berisha.

Ndërsa Oerd Bylykbashi ka thënë: “Ne kërkojmë hapësirën tonë në këtë Kuvend, nuk e fitojmë duke u larguar. Ne duhet të qëndrojmë aty e të përplasemi. Betejën do duhet ta bëjmë të fortë në seancën dhe në komisione.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular