BallinaKryesoreFitoret e Kombëtares, mesazhi i trajnerit Sylvinho: Jemi në drejtimin e duhur!...

Fitoret e Kombëtares, mesazhi i trajnerit Sylvinho: Jemi në drejtimin e duhur! Por na kanë mbetur…

spot_img

Silvinjo është padyshim “arkitekti” i kësaj Kombëtareje shqiptare, që po bind nga ndeshja në ndeshje dhe tashmë është vetëm 1 pikë larg kualifikimit në Europianin e 2024.

Ndërkohë së fundmi, tekniku brazilian ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram” dedikuar ecurisë së deritanishme të kuqezinjve.

Ai mendon se ekipi po e realizon shumë mirë idenë se të gjithë duhet të impenjohen njëlloj, sa herë që t’u jepet mundësia. Sipas Silvinjos skuadra është në drejtimin e duhur dhe kanë mbetur akoma edhe 2 ndeshje për të arritur objektivin.  

“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë.

Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpunëtorëve dhe stafit menaxherial.

 

 

Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.

Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmonë e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!”, shkruan Sylvinho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular