Jasir Asani padyshim është kthyer në yllin e momentit me supergolat e shënuar në kualifikueset “EURO 2024”.
Në intervistë së fundmi ai deklaroi se ka pasur shumë oferta nga kampionate të huaja nga Gjermania, Arabia, Seria A apo edhe Spanja. Ndërkohë ai bërë të ditur se në merkaton e janarit do të shkojë në një nga këto kampionate, por nuk preferoi të zbulojë asgjë.
Ndërkohë gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se Asani pritet të transferohet në La Liga, tek Selta Vigo.
Postimi i plotë
Jasir Asani pritet të transferohet në Celta Vigo
28-vjeçari ka oferta nga Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite