BallinaKronikeKërkuan lirinë, Apeli jep vendimin për 27 të arrestuarit që shisnin drogë...

Kërkuan lirinë, Apeli jep vendimin për 27 të arrestuarit që shisnin drogë pranë shkollave

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 27 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli”, që akuzohen për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave

Gjykata e Apelit bën me dije se të arrestuarit kishin kërkuar masë më të butë sigurie, por masa ka mbetur e pandryshuar

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale R.P, Xh. Gj (B), E.H, R.A, E.P, M.K, E.D, S.S, S. M, B.M, D.S, D.C (V), O.V, L.D, F.Q, F.A, F.H, K.K, K.K, S.M, K.X, F.P, E.P, G.H, E.D, R.M, dhe E.C, të cilët respektivisht kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se “arresti në burg”. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 19.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Valbona Vata, vendosi- Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në kuadër mega -operacionit “Tempulli”, i cili është i shtrirë në të gjithë vendin janë arrestuar më shumë se 200 persona dhe janë shkatërruar 23 grupe kriminale.

Ketë shtetas shisnin lëndën narkotike pranë shkollave, ndërsa operacioni për goditjen e tyre, vazhdon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular