BallinaAktualitetNdryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar, mbahet sot seanca gjyqësore për kërkesën e...

Ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar, mbahet sot seanca gjyqësore për kërkesën e PD, palë në proces edhe Rithemelimi

spot_img

Mbahet sot në Gjykatën e Tiranës, seanca gjyqësore në lidhje me kërkesën e PD-së për të regjistruar ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, që u mbajt më 2 shtator të këtij viti.

Çështja në fjalë, e cila pritet të nisë në orën 12:00, shqyrtohet nga gjykatësi Niko Rapi. Ndërkohë, palë në këtë proces është dhe Rithemelimi, pasi ka kërkuar që gjykata të mos e regjistroje statutin e ri të kryedemokratit Basha pa u shqyrtuar çështja në themel

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i PD-së në mbledhjen e tij të fundit më 2 shtator mori disa vendime, siç ishte dhe ndryshimi i nenit 48 që i jep kryetarit të partisë, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar.

Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular