BallinaSportSfidë jubilare, derbi i kryeqytetit vjen ndryshe, “i çuditshëm”, por sërish josh...

Sfidë jubilare, derbi i kryeqytetit vjen ndryshe, “i çuditshëm”, por sërish josh tifozët

spot_img

Kryeqyteti mbërthehet nga “ethet” e derbit, luhet sfida e përjetshme Partizani-Tirana. Pas Kombëtares, kjo është sfida e vetme e futbollit shqiptar që mund të jetë e “denjë” për “Air Albania”, është nga të paktat sfida që prodhon emocione të forta dhe josh tifozë, kjo ishte arsyeja kryesore pse kjo sfidë u s’postua kaq gjatë, vetëm që tifozët të kishin mundësi ta shijonin në kryeqytet, në këtë impiant modern. Derbi nuk zhgënjen as këtë herë, në stadium priten të jenë mbi 10 mijë tifozë për të shijuar këtë sfidë jubilare pasi është përballja e 200 mes dy klubeve emblematike të futbollit shqiptar.

393747350 730438109125511 8921453463514889651 N

Derbi nuk është kurrë një sfidë e radhës, pavarësisht se formula e zbut disi, i zbehu pak emocionet, lojtarët, stafet, por mbi të gjitha tifozët kërkojnë me çdo kusht suksesin në derbi, në këtë pikë nuk ka kompromis. Kjo përballje e parë sezonale vjen disi ndryshe, pasi të dy klubet ndryshuar trajner përpara pauzës që solli Kombëtarja.

392781596 797295275739481 3562359816546138809 N

Me Shehin të pezulluar, Tirana vendosi të ul Ahmataj në stol, ndërsa Partizani shiti Zoran Zekic duke i besuar për momentin stolin drejtorit sportiv, Arbër Abilaliaj dhe stafit tjetër teknik. Të dy ekipet vijnë në këtë derbi pas fitoreve në sfidat e fundit, Tirana mposhti Vllazninë në klasike me një gol në minutën e 97-të, ndërsa Partizani mposhti Kukësin me rezultatin e thellë 4-3. Me 13 pikë në 7 ndeshje, Tirana renditet në vendin e tretë, dy pikë më shumë se Partizani, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular