Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për ligjin e ri që iu mban peng diplomat me 5 vite punë në Shqipëri.
Prej 3 javësh tashmë studentët e mjekësisë janë në bojkot dhe kanë nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.
Kujtojmë se, ligji i miratuar kushtëzon marrjen e diplomës për studentët e mjekësisë dhe i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet.
Ditë pas dite, studentët kanë kërkuar heqjen e këtij ligji si dhe shkarkimin e zv/ministres së Arsimit e cila në një intervistë televizive u shpreh se ata studentë që nuk duan të firmosin kontratën e parashikuar të largohen.
“Mjekët e rinj” nuk pranojnë të paguajnë tarifën prej 240 mijë lekësh, pasi për 6 vite studimi ata do duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.
Kjo tarifë vlen për të gjithë ata studentë që nuk zgjedhin të përmbushin detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në Shqipëri
Deri më tani ata janë shprehur se nuk do të ketë kompromis për këtë çështje.