Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Korçë.
Një grua ka mbetur e plagosur pasi u godit me mjete të forta në zonën e njohur si pazari i Korçës.
Po ashtu, i plagosur lehtë ka mbetur dhe një shtetas tjetër i cili ishte i pranishëm në vendngjarje dhe ndërhyri për t’ia hequr nga dora autorit armën e ftohtë që mbante në duar
Ndërsa nuk dihet ende shkaku i këtij konflikti mësohet se autori i plagosjes është shoqëruar në policinë ku po merret në pyetje
Ndërsa i plagosuri po dërgohet në spital, por është e paqartë gjendjae tij shëndetësore