Nga Myzafer Elezi )Anetar i Kryesise se PD)
Parlamenti Europian miratoj një Rezolutë ‘të ashpër” në përmbajtjen e saj, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 24 shtator 2023 në veri të Kosovës, ku, nga një sulm i armatosur terrorist i paramilitantëve serb, u vra në krye të detyrës punonjësi i policisë Afrim Bunjaku “Dëshmori i Atdheut”.
Partia Demokratike depozitojë në Kuvend një draft-rezolutë, e cila në brendinë e saj ishte pothuajse identike me Rezolutën e miratuar nga #PE.
Por, drafti i propozuar nga #Partia_Demokratike
u rrëzua nga aleanca “PS + Rithemelimi”.
Arsyet janë të qarta.
Ndryshe nga Rezoluta e aleancës “PS+Rithemelim”,
e cila për hirë të së vërtetës është një dokument që përfshin kalimthi ngjarjen e sipërcituar, Rezoluta e PE ështe tepër e qartë, duke e vlerësuar cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës si një “sulm burracak terrorist të paramilitarëve serbë”, siç i tillë ishte realisht.
Parlamenti Europian, jo vetëm që kritikon vendimin e drejtësisë serbe për lirimin e organizatorit, Millan Radoiçiç, por i bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht në hetimet për sulmin e Banjskës, duke dënuan sjelljen agresive ushtarake dhe mesazhet e politikës radikale në Serbi lidhur me sulmin terrorist në veri të Kosovës.
Gjithashtu, PE shprehet në rezolute se, nëse përfundimet e hetimit tregojnë që shteti i Serbisë është përfshirë drejtpërdrejtë në këto sulme, atëherë:
Serbia duhet të ekstradoj në Kosovë, nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, për t`u hetuar lidhur me organizimin dhe përfshirjen e tij në sulmin terrorist të sipërcituar;
Parlamenti Europian i bën thirrje Serbisë që të tërheqë të gjitha bazat ushtarake të vendosura pranë kufirit me Kosovën;
Institucionet e Bashkimit Europian të vendosin masa ndëshkuese ndaj Serbisë;
Komisioni të ngrijë fondet e parashikuara për Serbinë nën instrumentin e Asistencës së Para Anëtarësimit.
Lidhur me Republikën e Kosovës, Parlamenti Europian shprehet qartë në rezolutë se:
BE që të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës pasi konsiderohen të padrejta.
Marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi jo më larg se 1 janari i vitit 2024.
Për fatin e keq të shqiptarëve këtej e matanë kufirit, rezoluta e miratuar nga aleanca “PS+Rithemelimi”, është më pranë qeverisë së Serbisë së sa Kosovës.
#PD tregoj se është në unison me partnerët tanë strategjikë. Të ashpër ndaj çdo agresioni terrorist dhe çdo qeverie së organizon, mbron, dhe fsheh organizatorët dhe autorët që kryejnë vepra penale me karakter kombëtar apo ndërkombëtar, e në veçanti sulme të armatosura në formën e organizatave kriminale.
Republika e Kosovës, jo vetëm që ushtroj të drejtës së saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike brenda kufijve të saj shtetëror, por e tregoi qartë se nuk ka dhe nuk mund të ketë tolerancë në rastet e cënimit të integritetit territorial të vendit.
Mbrojtja e integritetit territorial në të gjithë hapsirën e saj, e sovranitetit kombëtar, e jetës së qytetarëve të saj, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit janë dhe mbeten prioritetet kryesore të institucioneve të sigurisë kombëtare në Republikën e Kosovës.