BallinaOP EDHalli i madh i “Rithemelimit”

Halli i madh i “Rithemelimit”

spot_img
spot_img

NGA NAIM LAPARDHAJA 

Shfaqja e shëmtuar e seancës plenare të së enjtes është tregues i qartë i dështimit të grupimit të “Rithemelimit”. Si frymëzues i metodave parapolitike, Sali Berisha për tridhjetë vjet me radhë ka marshuar drejt mashtrimit nga dështimi në dështim, nga humbja në humbje, nga zhgënjimi në zhgënjim. Ai ka arritur që të marrë dhe zaptojë institucione shtetërore në vitin ‘98 dhe sërish është detyruar të zbythet, sepse askush nuk pranon metoda të tilla.

Edhe më e papranueshme është kur sheh politikanë të rinj në moshë, që kanë shumuar “berishizmin” brenda vetes së tyre dhe bëjnë gjithçka për t’i rënë në sy shefit plak, mbase ai vë dorën në zemër dhe lë testament për pasardhësin politik brenda grupimit. (Gaboni, djema! Koha do t’ua qartësojë këto shpresa të vobekta). Prishja e seancës plenare dhe hipja mbi karriget dhe tavolinat e sallës së Kuvendit nuk tregojnë vetëm se pamundësinë e ofrimit të një alternative.

Ato vërtetojnë qëllimin e “Revolucionit”, që nisi për të marrë pushtetin dhe arriti të marrë vetëm karriget e një salle bosh dhe pa drita. Grupimi i Sali Berishës dhe deputetëve që kanë humbur busullën duke ndjekur verbërisht një aventurier që nuk ka në jetë asgjë për të humbur si Gaz Bardhi janë në hall të madh, sepse asnjëherë ata nuk u nisën nga synime të pastra dhe të sinqerta, për të mirën e demokratëve, të qytetarëve shqiptarë dhe të Partisë Demokratike.

Pas fjalëve të hapura, ata fshehën veprime të mbyllura. Pas dukjes, bie në sy perdja e hipokrizisë. Pas pastërtisë, ndotja kundërmon gjithandej. Pas interesit publik në dukje, qëllimi është meskiniteti i interesit vetjak. Shfaqja e sotme (djeshme) nuk është e re. Ajo është më e vjetër se vetë e vjetra, më e dalë boje se çdo rrobë e tripsur dhe e vjetruar. Dhuna, shkatërrimi i seancave, madje deri te bojkoti i parlamentit, i zgjedhjeve etj., janë parë edhe më parë në politikën shqiptare dhe kanë rezultuar një hiç i madh me bisht.

Kjo krizë është në vazhdën e shfaqjeve që bëjnë sa herë takohen dhe hedhin në publik të atyre që thonë dhe mendojnë në mbledhjet e mbyllura. Duke qenë se u ka mbaruar vaji i kandilit, u ka ngelur vetëm çekiçi në dorë. Dhe si çdo i pashpresë që ka vetëm çekiçin në dorë, gjithçka që shohin u duket si gozhdë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular