Gola, emocione, por asnjë fitues. 2-2 ka përfunduar derbi i Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit, i mbajtur në Stamford Bridge (London) dhe i vlefshëm për kampionatin. Palmer shndërroi në gol një penallti në minutën e 15-të, duke dërguar në festë tifozerinë vendase. Goli i dytë mban firmën e Mudryk, në fillimin e pjesës së dytë
Një gabim në prapavijë i jep mundësinë skuadrës së Artetës për të rihapur ndeshjen me Rice, në minutën e 77-të. Goli i Trossard pak minuta para takimit vulosi përfundimisht shifrat në 2-2