BallinaKronikeGjykata merr vendimin për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin

Gjykata merr vendimin për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin

Trupa gjykuese e GJKKO, ka marrë vendimin për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Mësohet se GJKKO ka lënë të pandryshuar masat e sigurisë ndaj tyre.

Seanca ishte përcaktuar të niste në orën 13:30, por u shty për në orën 18:00, pasi pala mbrojtëse kërkoi kohë për shqyrtimin e dosjes hetimore.

Në seancën me dyer të mbyllura, Malltezi ka kundërshtuar akuzat, po ashtu edhe Bektashi.

Në video shihet momenti kur dhëndri i ish kryeministrit shoqërohet nga makina e policisë dhe një makinë e  burgut.

Ndërsa Fatmir Bektashi për të cilin është vendosur masa detyrim paraqitje është shfaqur në këmbë dhe i buzëqeshur, i shoqëruar nga dy efektivë policie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular