Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se dy përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë hyrë brenda oborrit të vilës dhe janë duke kryer procedurën e sekuestrimit. Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.