Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi do të dal sot (23 tetor) në ambientet e Gjykatës për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë.
Seanca ishte përcaktuar të niste në orën 13:30, por u shty për në orën 18:00, pasi pala mbrojtëse kërkoi kohë për shqyrtimin e dosjes hetimore.
Në video shihet momenti kur dhëndri i ish kryeministrit shoqërohet nga makina e policisë dhe një makinë e burgut.
Ndërsa Fatmir Bektashi, për të cilin është vendosur masa detyrim paraqitje është shfaqur në këmbë dhe i buzëqeshur, i shoqëruar nga dy efektivë policie.