Avokati Genc Gjokutaj, i cili u prezantua sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore.
Sipas tij këtu ka një ngërç procedural dhe duhet ta zgjidhni ata që e kanë krijuar.
““Zoti Berisha nuk ka seancë gjyqësorë, pasi vendimi nuk është ekzekutuar, pasi ai është vendim i paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të pranohet nga zoti Berisha. Ky është një proces i parregullt ligjor dhe në momentin kur Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, ai nuk është pjesë e këtij procesi. Tani këtë ngërç procedurial duhet ta zgjidhin ata që e krijuan. Janë vendime të njëanshme të prokurorisë.”, tha ai.
Kujtojmë që për Berishën është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërsa në pranga u vu Jamarbër Malltezi.
Edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi është caktuar detyrim paraqitje.