BallinaOP EDTë shohim para! Përqëndrimi tek e ardhmja mbetet mbështetja më e madhe...

Të shohim para! Përqëndrimi tek e ardhmja mbetet mbështetja më e madhe për PD dhe Bashën

Nga Florenca Meço
Kreu i degës së PD Berat
Nëse shihet me vëmendje, aktualisht pejsazhi politik i vendit paraqet dy pamje realisht të ndryshme.
Në njërën anë Rithemelimi i zhytur në amulli për shkak të ndjekje së paralajmëruar penale të Berishës si dhe daljet publike pa fund të Kryeministrit që në vend të qeverisjes së vendit, harxhon energji, para e mjete për të mbuluar skandalet, dështimet, dhe nga ana tjetër Kryetari ynë Basha që këtë energjinë e tij, vëmendjen e ka të përqëndruar te njerëzit dhe të ardhmja e vendit.
Strategjia e ndjekur prej tij duket qartë që është koherente dhe me orientim të përgjithshëm publik. Duke shkuar krahinë më krahinë, derë më derë për të biseduar e sqaruar njeriun e lënë në harresë nga këto dekada qeverisjeje, pra njeriun e punës, njeriun e thjeshtë, palca e këtij vendi, ai dëshmon se çfarë është e rëndësishme për një politikan, pra njeriu.
Krahas këtyre takimeve, Kryetari Basha po artikulon qartë edhe vizionin e tij për Shqipërinë e ardhshme.
Natyrshëm ky vizion fillon me reformën e domosdoshme elektorale. Nuk bëhet fjalë për arnime, por për ndryshime të thella. Kjo sepse aty fillon gjithçka. Listat e hapura të propozuara prej tij janë jo vetëm në përputhje me vetë demokracinë që aq fort është cunguar këto vite, por ato janë njëkohësisht edhe tregues i qartë i profilit të një lideri politik me vizion të qartë.
Listat e hapura janë sfidë për çdo kandidat dhe njëkohësisht
antiklientelizmit katastrofik që përfaqësojnë ato të mbyllura.
Po ashtu edhe nisma për të krijuar mundësinë e votës së emigrantëve mbetet edhe standard edhe sfidë. Ndërkohë qeveria mendon të taksojë paratë e sjella nga emigrantët, por nuk mendon t’u japë këtë të drejtë. Kjo nismë e Kryetarit Basha përbën edhe sfidë, pasi dihet që ndryshe nga çka ndodhur në Shqipëri, për fat të mirë, vota e emigrantëve nuk blihet e nuk imponohet.
Përqëndrimi tek e ardhmja mbetet pa dyshim mbështetja më e madhe për Kryetarin Basha, për PD dhe për vendin.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular