BallinaBotaMacron shkon sot në Izrael, bisedime me kryeministrin Netanyahu! Presidenti i Francës...

Macron shkon sot në Izrael, bisedime me kryeministrin Netanyahu! Presidenti i Francës ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për…

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Izraelin sot për të treguar solidaritetin me këtë shtet dhe për të vazhduar punën për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës

Sipas Presidencës franceze, Macron do të bisedojë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe do të takohet me banorë që kanë shtetësi izraelite dhe franceze që kanë familjarë të vrarë, por edhe familjarët e pengjeve.

Macron po ashtu mund ta shfrytëzojë këtë vizitë për të biseduar me partnerët arabë në rajon, tha Presidenca franceze, pa dhënë më shumë detaje.

Izraelin e ka vizituar javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që shprehu mbështetjen e shtetit të tij për Izraelin, pas sulmeve vdekjeprurëse të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular