Ky është momenti kur vajza merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person, i cili dyshohet se nuk është i dashuri i saj.
Pamjet janë publikuar në emisionin “Piranja”, ku shihet se vajza është dukshëm në gjendje jo të mirë dhe e paaftë për të gjykuar apo për të dhënë miratim. Ajo më pas dërgohet në dhomën e hotelit nga një person përkrahësh pasi nuk është në gjendje të ecë.
Më herët, në një tjetër video të publikuar nga ‘Pirajnat’ vajza është shprehur se; ‘nuk kam vajtur me dëshirë me këta persona sepse isha e lidhur vetëm me njërin prej tyre’.
Ndërkohë, Gjykata e Vlorës vendosi masën ‘arrest me burg’ për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet. Seanca gjyqësore ndaj Albi Cenos dhe Oltjon Tahirit u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj. Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin dhe personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., të cilët ndodhen në arrati.