BallinaPolitikeAksioni politik i Lulzim Bashës 

Aksioni politik i Lulzim Bashës 

spot_img
spot_img
Nga Florenca Meço
Kryetari i PD Berat

Aktualisht vihet re se aksioni politik opozitar i kryetarit tonë Basha mbetet specifik. Kjo sepse për faktin se ai shfrytëzon në maksimum parlamentarizmin republikan. Janë të shumtë politikanët që flasin e diskutojnë duke thënë gjëra të vërteta e të pa vërteta, por janë tepër pak ose nuk ka asnjë prej tyre që vizionin politik ta materializojë në formën e nismave ligjore për të përmirësuar themelet e shtetit të së drejtës dhe me përfitim për të gjithë njerëzit, majtas dhe djathtas. Thelbi i parlamentarizmit janë nismat ligjore, edhe për opozitën. Pavarësisht nga trysnia mbytëse të mazhorancës për t’i zhvlerësuar këto nisma, madje edhe duke i përqeshur, Basha ka gjetur mënyrën që të imponohet. Sot ndoshta është harruar nisma e tij ligjore për dekriminalizimin e klasës drejtuese politike. Kishte mjaft skepticizëm. Por fakti mbeti. Shqipëria u pastrua nga shumë politikanë, edhe parlamentarë me të kaluar kriminale. Numri i tyre nuk ishte i paktë dhe përfitimi është për të gjithë. Në këtë moment, ai ka artikuluar një tjetër nismë të cilën duket qartë se do të gjejë mënyrën për ta kthyer në ligj. Bëhet fjalë për vetingun në politikë. Edhe kjo me përfitim për gjithë shoqërinë shqiptare. Pra vazhdimësi dhe qëndrueshmëri nga ana e tij për të pastruar klasën politike të vendit. Pra vizion, aksion politik, respektim të parlamentarizmit, përfitim për gjithë shoqërinë shqiptare. Nëse vizioni apo diskursi opozitar nuk shoqërohet me aksion konkret politik brenda institucioneve, mbetet demagogji.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular