Policia e Shtetit nisi mbreme një aksion në rrugët e Shkodrës në kuadër të një plani operacional.
Bëhet me dije se kontrollet po shtrohen në mjete të dyshimta që lëvizin persona me procentë penalë apo persona të shpallur në kërkim.
Aksioni është përqendruar më së shumti në akset kryesore të qytetit të Shkodrës.
Në kuadër të këtij operacioni, mësohet se ka rënë në pranga Balil Murataj 43 vjeç.
Bëhet me dije se Murataj terrorizoi zonën e Bardhajve në njesinë Rrethina gjatë gjithë pasdites së sotme, teksa ne ecje e sipër me automjetin e tij, qëlloi në ajër me armë zjarri herë pas here.
Pas sinjalizimeve nga banorët policia vendore e Shkodrës beri arrestimin e tij ndërsa në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit kalashnikov dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë
Qëllonte me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe 2 grupe të RENEA-s dhe të FNSh Shkodër.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit kalashnikov dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bardhaj ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, bashkë me shërbime të FNSh Shkodër, për të verifikuar rastin.
Nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët.
Në ndihmë të Policisë lokale shkuan dhe dy grupe të RENEA-s.
Si rezultat i kontrolleve në territorin e fshatit, pas disa orësh, u kap shtetasi B. M., 43 vjeç, që kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.
Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, u arrestua në flagrancë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.