BallinaAktualitetGazetari Eni Ferhati: SPAK ka dërguar letër-porosi në SHBA, mund të përmbyset...

Gazetari Eni Ferhati: SPAK ka dërguar letër-porosi në SHBA, mund të përmbyset komplet historia e Gërdecit! Është pyetur Shkëlzen Berisha

spot_img

Gazetari Eni Ferhati, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për dosjet e bujshme të SPAK, ndër të cilat edhe hetimi për Gërdecin.

Gazetari tha se ka një çështje të re për Gërdecin, që nuk ka lidhje me çështjen e Fatmir Mediut dhe se SPAK ka dërguar letër porosi në SHBA, të cilat mund të përmbysin tërësisht hetimet e deritanishme.

“Elementi surprizë i SPAK, nuk e dimë çfarë çështjesh të tjera mund të ketë jo vetëm për zotin Meta por edhe politikanë të tjerë. Përshembull një çështje që besoj se është lënë pak në harresë, që vijon edhe gjyqi i Gërdecit, kemi një procedim për Gërdecin më vete, për korrupsion dhe pastrim parash. Është historia e ish shefit të shtabit të përgjithshëm. SPAK ka dërguar disa letër porosi në SHBA dhe dëshmia e tij mund të jetë e rëndësishme.

Nuk është hetim për Mediun, kjo është vërtetë hetimi i Gërdecit dhe nëse SPAK verifikon ato dyshime, përmbys të gjithë historinë e Gërdecit dhe rihapet sërish çështja.

Shkëlzen Berisha është marrë në pyetje për një shkresë të dalë nga zyra e Aldo Bumçit, ku në krye të letrës ishte cikluar “për Shkëlzenin”. Është hera e vetme kur është paraqitur zoti Shkëlzen Berisha në SPAK. Zoti Bumçi ka thënë që shkresa është falsifikuar.

Për këtë çështje është thirrur zoti Shkëlzen Berisha, nuk ka patur zyrtarë të tjerë të marrë në pyetje për procedimin më vete. Po punohet me letër porosi”, tha Ferhati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular