Champions League dhuroi spektakël dhe gola në ndeshjet e 3-ta të grupeve. Në grupin e ferrit, atë F, PSG fitoi pastër 3-0 ndaj Milanit në shtëpi. Skuadrat treguan dëshirë të madhe që në minutat e para, por goli i parë i takimit erdhi vetëm pas gjysmë ore lojë. Ishte Kylian Mbappe që mposhti Maignan me një gjuajtje fantastike.
Kuqezinjtë e Piolit u përpoqën që të reagojnë por e kishin gati të pamundur. Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi i Luis Enriques dyfishon shifrat me Dembele, festa zgjati pak pasi VAR e anuloi për faull.
Gjithsesi, vetëm pak minuta më pas, Kolo Muani u gjend në vendin dhe kohën e duhur, për të t’i qetësuar të gjithë në Parkun e Princave. Në fund pati kohë ehde për golin e Kang-In Lee. Skuadrës nga Milano nuk i mbetet gjë tjetër tashmë, vetëm të fokusohet në sfidat e radhës.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, në Angli, sfida mes Newscastle dhe Dortmund në St. James’ Park (Newcastle) përfundoi 0-1 për verdhezinjtë. Gjermani Nmecha shfrytëzoi në maksimum një asist të Nico Schlotterbeck, për të shtangur prapavijën e “Qymyrxhinjve”. Sa i takon renditjes, PSG ka 6 pikë, e ndjekur nga Dortmund dhe Neëcastle me nga 4 pikë. Në fund qëndron Milani me 2 pikë
Në grupin G, kampionët në fuqi të Manchester Cityt kryesojnë me 9 pikë pas suksesit 1-3 ndaj Young Boys. Golit të Akanjit iu përgjigj Elia, por një dopietë e Haaland zgjidhi ndeshjen në favor të anglezëve.
Sfidë që nuk mund të shikohet nga ata që kanë probleme me zemrën ishte ajo në Glasgow mes Celtic dhe Atletico Madrid. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 2-2, por emocionet e jashtëzakonshme përshkruan gjithë sfidën, pavarësisht se bëhej fjalë thjeshtë për një ndeshje grupi.
Rezultatet:
Antwerp 1-4 Porto
Celtic 2-2 Atletico Madrid
Newcastle 0-1 Dortmund
PSG 3-0 Milan
Leipzig 3-1 Crvena Zvezda
Y.Boys 1-3 Manchester City