Presidenti i senatit në Itali, Ignazio La Russa ka bërë një gafë në parlament në lidhje me deputeten shqiptare Jorida Tabaku.
‘A është ajo shqiptarja akoma aty?’ pyeti La Russa nëpunësit, por pa e kuptuar që mikrofoni i tij ishte i hapur.
Pasi mori konfirmimin, La Russa përshëndeti Tabakun.
“Shfrytëzoj rastin të përshëndes të nderuarën Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion po na viziton”, tha La Russa më pas.
Por ky moment ka marrë shumë reagime në rrjet. Shumë përdorues të mediave sociale akuzuan presidentin e senatit për racizëm.