BallinaSocialeProfesori amerikan për ATSH: Politikat kundër duhanpirjes me ndikim, por kërkohet më...

Profesori amerikan për ATSH: Politikat kundër duhanpirjes me ndikim, por kërkohet më shumë angazhim

spot_img

Profesori dhe studiuesi i Universitetit të Ilinois Çikago, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Drope, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, tha se në Shqipëri përpjekjet dhe politikat e ndjekura nga politikëbërësit sollën reduktim të konsumit të duhanit, por ka hapësirë për të ulur edhe më shumë konsumin e cigares.

Duke iu referuar një seri studimesh të realizuara mbi konsumin e duhanit në rajonin e Ballkanit, profesori amerikan u shpreh se rajoni i Ballkani ka prevalencë të lartë në krahasim me vendet e tjera të botës në konsumin e duhanit, por në Shqipëri përjashtim është fakti se gratë konsumojnë më pak duhan se meshkujt.

“Rajoni i Ballkanit ka prevalencën më të lartë në botë për nivelin e konsumit të duhanit, sidomos tek të rriturit. Niveli i konsumit të duhanit është i lartë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Këtu përjashtim bën Shqipëria, pasi niveli i konsumit tek gratë është shumë më i ulët sesa tek burrat. Por pavarësisht kësaj, në të gjitha vendet është shqetësues fakti që niveli i konsumit të duhanit është i lartë në të gjitha grupmoshat dhe ka vende që niveli i konsumit të duhanit tek të miturit dhe femrat është më i lartë sesa tek meshkujt dhe kjo është shumë negative”, nënvizoi Drope.

I pyetur për realitetin e Shqipërisë, Drope evidentoi se politikat e ndjekura sollën reduktim të konsumit të duhanit.

“Studimet dhe kërkimet kanë treguar qartazi se në Shqipëri, përpjekjet dhe politikat që kanë synuar uljen e konsumit të duhanit, kanë pasur ndikim si tek të miturit ashtu edhe tek të rinjtë. Ka pra, evidenca se politikat kanë ndikim. Por ka ende shumë punë për t’u bërë përsa i takon politikave dhe ndërgjegjësimit”, tha Drope.

Studiuesi amerikan nënvizon se duhet një ndërgjegjësim më i madh i prindërve dhe politika që kufizojnë aksesin e të miturve tek duhani.

“Unë do të thoja se në Shqipëri duhet një miks mes fushatave ndërgjegjësuese dhe politikave shtrënguese. Duhet një rritje e ndërgjegjësimit tek prindërit, të cilët duhet të jenë filtri i parë që largon fëmijët nga rruga e konsumit të duhanit. Nga krahu tjetër, duhen politika shtrënguese të cilat kufizojnë aksesin e të miturit te duhani”, u shpreh Drope

Për këtë, studiuesi solli dhe shembullin e disa vendeve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

“Vendet që kanë shënuar sukses në këtë drejtim dhe mund të merren si model janë Britania e Madhe, që tani nuk është më në BE, Danimarka dhe Suedia, që kanë rritur shumë çmimin e cigares përmes akcizës, duke u vështirësuar blerjen konsumatorëve dhe po ashtu ka ndjekur politika për kufizimin e mundësisë së aksesit të cigareve nga të rinjtë, duke ua vështirësuar blerjen e këtij produkti atyre”, tha Drope.

Për studiuesin nga SHBA, shqetësuese është promovimi indirekt i duhanit përmes “Reality Show”.

“Problem shqetësues serioz në shumë vende është fakti se industria e duhanit ka gjetur forma indirekte promovimi, që në fakt funksionojnë si reklamë direkte, siç janë emisionet “Reality Show”. Duhet që institucionet shtetërore të rrisin monitorimin, duke u kërkuar drejtuesve të emisioneve të mënjanojnë këtë formë promovimi, duke vendosur masa, sanksionet përkatëse për mediat që nuk i respektojnë kriteret”, u shpreh Drope.

Këtë javë në Bosnje Hercegovinë u prezantuan një seri studimesh mbi konsumin e duhanit në Ballkanin Perëndimor, ku Bullgaria rezultonte me prevalencën më të lartë të vdekjeve të lidhura me sëmundjet e shkaktuara nga duhani. Sipas studimit të kryer nga qendra Development Solutions Associates, rezulton se në vendin tonë konsumojnë duhan mbi 42 % e meshkujve dhe 7 % e femrave, teksa norma globale është 36.7% e meshkujve dhe 7.8 % e femrave. Sipas ekspertëve në vendin tonë konsumojnë duhan mbi 50 % e meshkujve të moshës 25-34 vjeç. Ndërkohë, gjetjet evidentuan se ligji antiduhan që ndalon përdorimin në ambiente të mbyllura të konsumit të cigares, ka ulur me 20 % deri 30 % duhanpirjen ndër të miturit në vendin tonë gjatë viteve të para të zbatimit, porse sipas ekspertëve aktualisht konsumi i duhanit në vende të mbyllura si restorante apo bare është shqetësuese.

Këto studime vijnë në kuadër edhe të faktit se Organizata Botërore e Shëndetit ka vendosur një ndër prioritet e saj edhe luftën ndaj duhanpirjes, duke e vlerësuar si shkaktare kryesore të disa sëmundjeve jo të transmetueshme që po kthehen në rëndesë të shtuar në buxhetin e vendeve të cilat kanë prevalencë të lartë të duhanpirjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular