Një herë kundër Blinken, pastaj kundër britanikëve. Tani edhe kundër gjermanëve. Pas izolimit të tretë që i erdhi nga Krishbaun, Sali Berisha nuk e kurseu politikanin e lartë gjerman nga kërcenimet me gjyq.
“Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. Zoti Krichbaum, më vjen keq por të njoftoj sot se kam filluar që sot konsultimet me ekspertë ligjorë dhe u garantoj se do bëj çdo përpjekje për një proces të ndershëm ligjor kundër teje”.
Nuk dihet sesi e ku do dorëzohet padia. Ajo që dihet është se padia ndaj Blinken në Paris, u kthye thjeshtë në një legjendë, ndërkohë që izolimi i Sali Berishës, pas vënies zyrtarisht nën akuzat për korrupsion, sa vjen dhe bëhet më i fortë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një proces gjyqësor ndaj deputetit gjerman, Gunther Krichbaum, i cili sot (28 tetor) tha se Berisha është nën akuza të rënda nga SPAK.
“Është një akt i padenjë. Ky është një mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë. Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti dhe asgjë dhe udhëtari mund të lëshojë cdo trillim.
Siguroj miqtë e mi në Bundestag, se ruaj respektin më të madhe, por Gunther Krichbaum i ka për interesa të tij personale.
Unë deklaratën e tij të sotme, e garantoj ata, se do ti jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral.
E para nuk mund të ndërhyjë në çështjen e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit. Kur ligji bazë i Gjermanisë ka një nen, nenin 46, i cili shkruan se asnjë liri, as arrestim dhe as kufizim nuk mund të ndodhë në autoritetet gjyqësore pa autorizimin e parlamentit.
I them atij, merr po deshe, provoje iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012. Kjo prokurori ka nisur hetimin për Berishën pa i kërkuar parlamentit asnjë leje.
Zoti Krichbaum që vjen dhe flet për ligjet naziste je një gënjeshtar. Nuk janë ligje naziste. Ato janë ligje bazë të Gjermanisë mbi të cilat vendi yt është një model në respektimin e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.
Zoti Gunther Krichbaum kam filluar konsultimet me ekspertë ligjore dhe do bëj cdo përpjekje për një proces ligjor të ndershëm kundër teje, jo kundër Bundestagut, kundër teje.
Lidhjet me Bashën nuk duhet ti përdoresh për të mashtruar një popull të tërë”, tha nder te tjera Sali Berisha.