Nga Bislim Ahmetaj
“Brenga e Prokurorit” një plagë epshi.
“Brenga e Prokurorit” një plagë epshi.
Ahmet Prençi në krye të herës është një “Njeri i mirë” në kuptimin e plotë të këtij togfjalëshi.
Togëfjalësh i cili ka vite që ka filluar ta humbë kuptimin e vet klasik.
Këtë cilësi e ka demostruar dhe mbrojtur për dekada përgjatë këtij tranzicioni të dhimbshëm dhe problematik nëpër të cilin kemi kaluar dhe vazhdojmë ta përjetojmë.
Sprovat e tij janë domëthenëse , Ahmet Prençi ka punuar nëpër pozicione nga më të rëndësishmet dhe delikatet e shtetit shqiptar, ku i ka pasur të gjitha shanset ta shpërfytyroj cilësimin “Njeri i mirë”.
Siç ka ndodhur me shumë, e shumë zyrtarë në vendin tonë të cilët sapo kanë shkelë në një zyrë e kanë ndotur emrin “njeri” dhe zyrën apo pozitën që kanë përfaqësuar.
Se dyti, Ahmet Prençi në çdo detyrë që ka shërbyer përgjatë këtyre 30 viteve ka treguar profesionalizëm, përkushtim, ndershmëri dhe kulturë të një europiani me një traditë fisniku.
Para pak vitesh Ahmet Prençi shfaqi një dimension dhe pasion të panjohur më parë për publikun, atë të shkrimtarit.
Ai erdhi në sofrën e letërsisë pa trokitur me zhanera të tjerë, por drejtëpërdrejt me zhanrin e romanit.
“Anja” titulli i romanit të parë të autorit Ahmet Prençi, u prit mjaft mirë nga lexuesi dhe miqtë e tij të shumtë.
Ndërsa vetëm para pak ditësh Prençi prezantoj para një adjudence jo vetëm të shumtë në numër, por edhe tejet të larmishme në profesione, romanin e dytë të tij titulluar “Brenga e Prokurorit”.
Natyrshëm si mik i vjetër i autorit isha edhe unë në atë promovim. Bashkë me emocionet e promovimit e mora edhe librin.
Edhe pse rreth 300 faqe e lexova krye tri netësh.
I lehtë në lexim, i thjeshtë dhe pa shumë labirinthe filozofiķe, i ndërtuar me një harmoni të larmishme nga Kapitulli i I-rë me nëntitull “Një klithmë nga errësira” deri tek Kapitulli i X dhe i fundit me nëntitull ” Pretenca para Zotit” romani të çon në Siçilinë e viteve 60-70, ku mafìà dhe shteti janë të shkrira në një.
Çdo njëri që e lexon këtë roman mendon me vetën e tij se mund ta kishte shkruar edhe vetë atë, pasi realitetin që përcjell rrëfimi e përjeton në çdo faqe të tij.
Në çdo qytet të Shqipërisë, në çdo lagje deri edhe çdo rrugicë i ndesh personazhet e këtij romani që nga Martini , prokurori i denjë dhe i vendosur të bëjë drejtësi, deri tek Marjani kriminel dhe vrasës gjakftohtë, kondrabandistë dhe i lidhur me një mijë fije me pushtetin mafioz.
Çdo mashkull në moshë e ka në jetën e tij një Arjana dhe një Elizë.
Cili shqiptar që e ka ndarë jetën në dy përjudha, atë të diktaturës dhe të tranzicionit të gjatë nuk e njeh një Zëmbak, oficerin e pamëshirshëm të sigurimit të shtetit në të dy kohët?!?
Cili prej nesh nuk e ka humbur në këto kohë të turbullta në mënyrë tragjike një mik të shtrenjtë si përsonazhi kryesor mikun e tij Arturin?!?
Veçse autori me karakterin e tij, me përvojën e gjatë, me stilin e tij të thjeshtë ka mundur që këto përsonazhe të përditshme të jetës tonë, ti ngjizë bukur pa asnjë vështërsi në një rrëfim sa policor, aq edhe historik, sa triller aq edhe realist në romanin që u promovua pak ditë më parë titulluar “Brenga e Prokurorit” botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint”
Ky roman na tregon që në një shoqëri të inkriminuar dhe të indoktrinuar edhe më i miri, edhe më i përkushtuari, edhe më profesionisti, edhe më i pa korruptuari e ka një cen, i gjendet një bisht, i lihet një vegë për ta kapur, për ta ndotur, për ta shënjuar.
Dhe autori, Martinit përsonazhit kryesor të romanit përsonifikimit të njeriut pa vese, ja ka ngjyer haĺlatet ñë krim në një kohë kur ato, hallatet e tij, kanë qënë ende të papjekura dhe krejtësisht të pafajshme, por gjithsesi janë pikërisht ato hallatet e tij të pafajshme përgjegjëset kryesore për krimet e përbindshme të Marjan Bojës.
Ps. Lexojeni romanin ” Brenga e Prokurorit”