BallinaKronikeDy të rinj dhunojnë me grushte një efektiv policie, i marrin edhe...

Dy të rinj dhunojnë me grushte një efektiv policie, i marrin edhe armën e shërbimit. Çfarë ndodhi në Kamëz

spot_img
spot_img

Një i ri është arrestuar nga policia e Kamzës, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar me grushte një efektiv policie, i cili ishte jashtë shërbimit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërsa mësohet se pas sherrit, dy të rinjtë i kanë marrë edhe armën e shërbimit.

Më pasi, njëri nga autorit, një 34-vjeçar është vetëdorëzuar në polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin R. N., 33 vjeç, banues në Kamëz.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën “Foto Xhavella”, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një shtetas, (punonjës Policie jashtë shërbimit), i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar.

34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular