Miqtë kaluan në avantazh të dy golave në pjesën e parë nga Soule, ku mes tyre pati një penallti të humbur nga vendasit. Me të nisur e dyta, Frosinone shënon edhe të tretin dhe praktikisht u duk një ndeshje e mbyllur. Madje trajneri i Frosinones largon edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni, teksa mendoi se e zgjidhi sfidën.
Por duket se miqtë i kishin bërë llogaritë gabim. Në harkun kohor të 4 minutave, në 72’ dhe 76’, Cagliari ngushton në 2-3 dhe rihap takimin. Në 94’ dhe 96’ Pavoletti realizon dy gola njëri pas tjetrit, duke sjellë festën e çmendur në Sardegna, me vendasit që fitojnë 4-3. Kjo ishte fitorja e parë sezonale për Cagliarin, që lë vendin e fundit.