Nënkryetari i PD së Bashës, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar deputetët opozitarë pas aksionit që zhvilluan sot në Kuvend, duke u shprehur se kjo sipas tij, “është pikërisht lloji i opozitës që i duhet Edi Ramës”. Çollaku shprehet më tej se sipas tij ky lloj opozitarizmi ka dhënë prova mjaftueshëm që refuzohet nga qytetarët normal të këtij vendi “Ky lloj opozitarimi është asgjësim i opozitarimit të vërtetë, i Opozitës së Njerëzve”, shprehet ai.
Reagimi i Çollakut
Nje Opozite qe dhunon veten e te tjeret..,eshte pikerisht lloji i opozites qe i duhet Edi Rames. Nje dhurate te tille Regjimi i degraduar i Edi Rames nuk e meriton.
Ky lloj opozitarizmi ka dhene prova mjaftueshem qe refuzohet nga qytetaret normal te ketij vendi.
Ky lloj opozitarizmi eshte asgjesim i opozitarizmit te vertete,i Opozites se Njerezve.