BallinaKryesore"Mbreti po vdes"/ Lulzim Basha jep mesazhin e koduar me dramën e...

“Mbreti po vdes”/ Lulzim Basha jep mesazhin e koduar me dramën e Ionesco, për “kapot” e tranzicionit!

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga bashkëshortja ka ndjekur shfaqjen e dramës së famshme të autorit të njohur Ionesco, “Mbreti po vdes” të vënë në skenë nga studentë të Universitetit të Arteve me regji të Armando Borës.Pavarësisht nga çdo rastësi duket se kreu i PD, ka dhënë edhe mesazhin se mbretërit e tranzicionit në Shqipëri, (Berisha, Rama, Meta), po vdesin.

Bashkë me Aurelën ndoqëm me shumë kënaqësi shfaqjen “Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve, nën drejtimin plotë përvojë të regjizorit Armand Bora.
Një performancë e shkëlqyer e këtij brezi të ri aktorësh, që përmes talentit të tyre i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.
Përgëzimet më të sinqerta të gjithë trupës“, shkruan Basha në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular