BallinaKryesorePlani i BE-së për Ballkanin Perëndimor, presidentja e KE takohet sot me...

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor, presidentja e KE takohet sot me Osmanin e Kurtin

spot_img
spot_img

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet sot me krerët më të lartë të shtetit kosovar. Mësohet se ajo zyrtarja e KE do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Takimi me presidenten Osmani do të nis në orën 13:15, dhe pas përfundimit të tij do të ketë edhe konferencë për media. Ndërkaq takimi me kryeministrin Kurti do të mbahet rreth orës 14:40, është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit. Kujtojmë se Von der Leyen ka nisur dje vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut.

Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ajo do të vizitoj edhe Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular