Një kthesë e çuditshme sot është vënë re tek deputetët të cilët mbështesin Gazment Bardhin dhe së fundmi i janë bashkuar edhe Sali Berishës. Deputeti i PD Dashnor Sula para pak minutash tha se: “është hera e parë që amerikanët po i japin mbështetje direkt drejtësisë (ka pasur më parë ndihmë tek Krimet e Rënda), përmes Reformës në Drejtësi sepse deri në vitin 2015 e kontrollonte politika ku disa gjyqtare dhe prokurorë i emëronte PD e disa të tjerë PS deri në Gjykatën e Lartë madje. Zoti Sula shtoi më tej që prokurorët e SPAK janë misionarë dhe duke iu dhënë mbështetje pohoi se” “është fat që SPAK drejtohet Altin Dumani sepse ka integrity dhe kur pa prova dhe babain e tij vë në pranga”.