Nga Dashnor Visha (Kryetar i deges nr.6 PD Tirane)
Të nderuar demokrate të Degës nr.6 Kombinat.
Të nderuar demokrate të Degës nr.6 Kombinat.
Të dashur motra e vëllezër, miq e shokë, qytetarë opozitarë të Njësisë 6.
Partia Demokratike e Shqipërisë, në të gjithë vendin, ka nisur proçesin e riorganizimit të strukurave drejtuese të saj në nivel dege.
Në emër të Partisë Demokratike Dega 6, Kombinat, si Kryetar i kësaj Dege, si mik e vëllai juaj, ju ftoj të bashkohemi, të kontribojmë bashkarisht në ringritjen, riorganizimin, dhe fuqizimin e Partisë Demokratike në Degen tonë.
Unë më shumë se kushdo tjetër, njoh, nderoj e vlersoj mundin, djersën, sakrificen, angazhimin dhe përkushtimin tuaj në këto dhjetë vite opozite të vështirë beteje mes minorancës opozitare dhe maxhorancës qeveritare.
Opozita eshte kauze, eshte beteje, eshte lufte perballe padrejtesive te pushtetit, ndaj kam qene, jam dhe do te jem me ju e prane jush ne cdo moment te kesaj beteje, pa u kursyer ne cdo aspekt, duke lene ne cdo moment interesin personal ne raport me interesin e demokrateve te Deges 6.
Bashke kemi bere beteja te forta, kemi bere protesta pafund, kemi bere fushata te shumta, kemi menaxhuar procese zgjedhore, jemi perplasur dhe i kemi rezistuar ketij regjimi te inkriminuar fale fuqise sone te bashkimit.
Keto dy vite kemi kaluar situata të vështira, të cilat as nuk i donim, as nuk erdhën prej nesh e as nuk vareshin nga ne.
Përçarja fatkeqesisht zuri vend mes nesh.
Diku fjalët u tepruan, diku tjetër të lodhur nga opozita e gjatë baltën ia hodhëm njëri-tjetrit dhe harruam se jemi vellezer e motra te se njejtes familje politike, të gjithë bashkë te pozicionuar përballë një armiku të përbashkët që është pushteti i Edi Ramës dhe i kësaj maxhorance vrasetare.
Ndaj per te gjitha ato arsye qe sipercitova, unë ju ftoj që sot te gjejme forcen e kurajon e të bashkohemi, të tejkalojmë inatet qejfmbetjet, ti harrojmë e falim fjalët ndaj njëri-tjetrit duke ju nënshtruar nje amnistie morale duke besuar fort se të gjithë bashkë mund ta ringrejmë PD tonë.
Një PD e bashkuar dhe e mbeshtetur fort te aleatët strategjikë si SHBA, Mbreteria e Bashkuar dhe Europa e demokratizuar, ka çdo mundësi të rikthehet në shumicë dhe në qeverisjen e vendit.
Rrofte Partia Demokratike e Shqipërisë
Asgje nuk na ndal.
Sebashku ja dalim.