BallinaKronikeHumb jetën në sy të familjarëve i riu në Shkodër, dyshohet për...

Humb jetën në sy të familjarëve i riu në Shkodër, dyshohet për shkak të arrestit kardiak

spot_img
spot_img

Një 31-vjeçar në Shkodër ka humbur jetën sot dhe shkak dyshohet të jetë bërë arresti kardiak.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se M. G., 31 vjeç, ka humbur jetën në sy të familjarëve të tij, në banesë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth mesnatës, ka humbur jetën, në banesë, në prani të familjarëve të tij, shtetasi M. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular