“La Masía”, ky është emri i Akademisë së Barcelonës dhe për të cilën klubi katalanas mburret së tepërmi. Dhe me të drejtë. “Topi i Artë” i lejon entitetit katalanas të vazhdojë të tregojë gjoksin
Lojtarët e stërvitur në Akademinë e klubit patën një rol të rëndësishëm të hënën, në këtë mbrëmjen gala të “Topit të Artë” në “Théâtre du Châtelet” në Paris. Klubi “blaugrana” tregon edhe një herë forcë të madhe në futbollin e tij të të rinjve. Aitana Bonmati, Lionel Mesi, Gavi dhe Alehandro Balde përfaqësonin “ADN”-në e Barçës. Barcelona ishte një nga protagonistet e mëdha të mbrëmjes në Paris të hënën, por mbi të gjitha ishte futbolli i saj i dalë nga baza e vet.
Katër profesionistë u futën në mesin e lojtarëve më të shquar, duke demonstruar se “La Masía” vazhdon të jetë në vijën e parë të botës. Aitana Bonmati dhe Mesi (edhe pse nuk është më pjesë e Barcelonës) fituan “Topin e Artë” për femra dhe meshkuj, ndërsa Gavi dhe Balde ishin në 10-shen më të mirë të trofeut “Kopa” që vlen për lojtarin ri më të mirë. Presidenti Joan Laporta, i cili shoqëronte ekspeditën “cule”, dukej krenar dhe madje i emocionuar.
Aitana Bonmatí e fitoi çmimin prestigjioz, pasi kaloi nëpër të gjitha kategoritë e futbollit që nga të rinjtë deri në debutimin e saj me ekipin e parë më 18 qershor 2016. Leo Mesi, i cili fitoi trofeun për erë të tetë, gjithashtu është i lidhur me Barçën edhe pse tani larg saj. Argjentinasi mbërriti në “La Masía” kur ishte vetëm 13 vjeç dhe filloi të stërvitet me skuadrën “Infantil A”, duke kaluar nëpër faza me hapa të mëdhenj.
Trofeu “Kopa”, për futbollistinmë të mirë nën 21 vjeç, kishteedhe përfaqësimin e Barçës me Gavin dhe Baldenë. Andaluziani, i cili fitoi çmimin në edicionin ekaluar, u rendit i pesti. Baldezuri vendin e shtatë në trofeun e fituar nga Bellingam. Dhe lista vazhdon…
PANORAMASPORT.AL