Make connections happen!
Raiffeisen Bank Shqipëri ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e suksesshëm të marrëveshjes së bashkëpunimit me BERZH dhe Fondin OPEC.
Kjo aleancë strategjike nënvizon angazhimin tonë për të nxitur zhvillimin e bizneseve lokale dhe për të rritur iniciativat për energjinë e gjelbër. Ky është një moment i rëndësishëm që hap rrugë për një të ardhme të qëndrueshme!
“Ne jemi të lumtur që jemi banka e parë në vend që e nënshkruan këtë marrëveshje dhe angazhohet në këtë partneritet të rëndësishëm.
Është një moment që na bën krenarë, që zgjeron partneritetin me BERZH dhe njëkohësisht fillojmë një bashkëpunim me Fondin OPEC. Edhe njëherë, Raiffeisen Bank Shqipëri dëshmoi angazhimin e saj për lehtësimin e qasjes në financime të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe veçanërisht për fuqizimin e grave në biznes dhe financimeve të gjelbra duke rritur kapacitetet financiare dhe përmbushjen e kritereve rregullatore. Presim me padurim rezultatet pozitive dhe impaktin e kësaj marrëveshjeje të përbashkët”, tha z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri.