Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër. Një 58-vjeçar, shofer i autoambulancës së Spitalit të Shkodër, ka ndërruar jetë papritur, teksa po pinte kafe.
Sipas policisë, shkak dyshohet të ketë qenë arresti kardiak, por hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak. Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.