Një 44-vjeçar ka humbur jetën teksa po transportohej në spital, pasi kishte rënë nga lartësia e një objekti ndërtimi ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi pasditen e sotme.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë”, njofton policia.