BallinaRajoniGazetari shqiptar trazon politikën serbe, mediat: Musliu, babai i Vuçiç. Presidenti serb...

Gazetari shqiptar trazon politikën serbe, mediat: Musliu, babai i Vuçiç. Presidenti serb detyrohet të reagojë

spot_img
spot_img

Emri i gazetarit shqiptar nga Kosova Fahri Musliu ka trazuar jetën politike në Serbi, pas aludimeve në mediat serbe se ai është babai biologjik i Aleksandër Vuçiç. Kjo situatë ka detyruar kreun e shtetit serb të shfaqet publikisht në krah të babait të tij. Vuçiç mohoi që Fahri Musliu të jetë babai i tij dhe në stilin e tij dramatik dhe viktimizues tha se këto janë sulme që duan të shkatërrojnë çdo familje në Serbi.

Emri i gazetarit shqiptar nga Kosova Fahri Musliu ka trazuar jetën politike në Serbi. Teksa vendi po përgatitet të hyjë në zgjedhjet e parakohshme të 17 dhjetorit, mediat serbe kanë botuar një seri artikujsh përmes të cilave aludojnë se babai biologjik i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, është gazetari i njohur nga Kosova, Fahri Musliu.

Foto/ Majtas gazetari shqiptar i përfolur, Fahri Mysliu

Gazetari shqiptar trazon politikën serbe, mediat: Musliu, babai i

Faktikisht rikthimi i këtyre thashethemeve u bë nga vetë Vuçiç në njërën prej daljeve të fundit televizive, ku tha se “Fahri Musliu nuk është babai im, babai im është Anxhelko”. Pas kësaj dalje të Presidentit serb, gazeta “Danas” botoi shkrimin “Një shqiptar në Beograd”: Kush është Fahri Musliu, për të cilin Vuçiç thotë se nuk është babai i tij?”

Kjo situatë ka detyruar Presidentin Vuçiç të bëjë një dalje tjetër publike, kësaj radhe në rrjetet sociale, ku ka prezantuar babanë e tij.

Në foto/ Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me babanë e tij

Gazetari shqiptar trazon politikën serbe, mediat: Musliu, babai i

Në stilin e tij të njohur dramatik dhe viktimizues, Vuçiç i konsideroi sulmet ndaj tij si sulme ndaj çdo familjeje serbe dhe akuzoi opozitën serbe se qëndron pas këtyre goditjeve. Vuçiç mohoi që Fahri Musliu të jetë babai i tij.

Ata politikanë që u përpoqën të sulmojnë familjen Vuçiç përmes mediave të tyre nuk sulmuan vetëm nënën time, babanë tim, mua…

Ata sulmuan çdo familje në Serbi, ata duan shkatërrimin e familjeve tona, duan shkatërrimin e vendit tonë. Kanë shkruar se unë kam mohuar që njëfarë Fahri Musliu të jetë babai im, duke dashur të thotë se ai në të vërtetë është. Ju them edhe njëhere, babai im është Anxhelko, e dua pafundësisht.

Do ta shpëtojmë vendin nga ju, do të shpëtojmë të gjitha familjet në Serbi, do ta shpëtojmë Serbinë nga ju të papërgjegjshmit, nga ju përndjekës, nga ju që do të shkatërroni gjithçka që ka bërë ky vend”.

Gazetarët e “Danas” kanë kontaktuar edhe me gazetarin shqiptar Fahri Musliu i cili tha se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e Vuçiç, por nga ana tjetër shtoi se “serbët dhe shqiptarët le të argëtohen me budallallëqe, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetët të tjerëve”.

Pak vite më parë, Fahri Musliu mohoi lajmin e dhënë nga një portal kroat se ai është babai i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Musliu theksoi se e njihte nënën e Vuçiç, pasi kanë qenë kolegë gazetarë, por mohoi të ketë pasur lidhje me të.

Ndërkohë, pjesë e këtij debati janë bërë edhe institucionet shtetërore në Serbi.

Ministria serbe e Informacionit tha të premten se e përditshmja “Danas” ka hedhur dyshime mbi besueshmërinë e Presidentit dhe familjes së tij me historinë e saj për gazetarin shqiptar të Kosovës Fahri Musliu dhe pretendimet, sipas saj, të rreme se ai ishte babai i Aleksandër Vuçiçit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular